Edi Rama shpjegon pse vishet me tuta

Ka bërë përshtypje veshja joformale e kryeministrit shqiptar në fushatë, pasi ai vishet me tuta jo vetëm në takimet elektorale por edhe në ato ndërkombëtare.
Ja si e ka shpjeguar ai në një takim në Peshkopi arsyen.
“Përshëndetje dibranë.
Kur po vija këtu, Ilir Beqja më kërkoi që të vishesha me kostum pasi më tha që ju dibranët që nga rasti i Shukriut dhe brekëve të tij, jeni shumë të vëmendshëm me mënyrën e veshjes.
Por unë vendosa të vij kështu për shumë arsye. Ja tani ta filloj pak:
Kështu pra, unë si parullë kryesore të fushatës kam zgjedhur figurën e shoferit i cili do të ngasë automjetin vetëm. Tani më thoni ju mua, ka ndonjë shofer furgoni apo kamioni që vishet me kostum? Nuk ka. Prandaj edhe unë që ta bëj sa më të kuptueshme për ju, vishem kështu.
Së dyti, ne socialistëve na është hapur nami sikur kemi vjedhur në këto katë vjet. Kjo nuk është e vërtetë. Shikoni Elisën dhe bëhet e besueshme. Cilën Elisë? Atë pra që e kuptoi se unë jam Skënderbeu. Se e keni dhe nga Dibra Skënderbeun. Kështu pra, nuk kemi pare të vishemi me kostume. Laj thaj, atë kostum që kam e përdor për raste vizitash zyrtare, por herën e fundit që shkova në Bruksel, ai i vjetri më ishte grisur dhe nuk kisha marrë akoma rrogën të blija një tjetër, prandaj shkova me tuta.
Së treti, dhe kjo është më e rëndësishmja, e kam varur xhaketën në kryeministri. Sido që të shkojnë punët, PS në Shqipëri del forcë e parë. Prandaj i kam futur një mendje të lehtë dhe të dalin si të duan të tjerët, në datën 26 i pres tek kryeministria dhe pranoj në qeveri atë që jep pazarin më të ulët.
Kështu pra që ta mbyll unë, ju bëj thirrje grave të Dibrës që kur të vijë data 25 të mbledhin mëndjen dhe ti thonë burrave se për kë duhet të votojnë. Sido ta marrësh punën edhe Shukriu ynë ishte burrë i butë dhe ja lagën, se po të ishte ndonjë nga këta të tjerët, nuk shpëtonte.”/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*