Çfarë tha Rama për sondazhin e Bolinos

I dashur Karlo,
Lexova me vëmëndje sondazhin që kishte bërë instituti “Piepoli” që ti e kishe gjetur andej nga Italia. Me qenë i sinqertë më pëlqeu në përgjithësi rezultati që kishte paraqitur, madje nganjëherë këshilltari im Shkëlzen Maliqi, ai që ka pasur “Gani Bobin” që i bënte sondazhet Salës në 2009-ën, ndërhynte që të më kthjellonte se ishte sondazh italian dhe jo i bërë në Mitrovicë.
Megjithatë kam nja dy vërejtje që shpresoj që italianët t’i marrin parasysh për herën e ardhshme.
Së pari, më pëlqeu rezltati i PS me 48-52% të votave. Në fakt që të kemi pasur ndonjë rezultat të tillë nuk e mbante mend as Gramoz Ruçi si më i vjetri që është.
Tjetër nuk kisha kë pyesja se të gjithë kanë ardhur pas 2013-ës. Ndaj meqë është puna kështu, çoje rradhës tjetër tek 55-60%. Kur ja thashë Gramozit, më tha që të mos e teproja.
Por ti valoja, se nuk ka mbetur kush as tek PS as tek PD që të ketë qenë anëtar partrie para 2013-ës. Me pak fat, e përcjell edhe Gramozin këtë rradhë dhe uniteti bëhet i çeliktë, si atëhere kur ti ishe kalama në Pulia dhe nuk e dinit çfarë kishte matanë detit.
Nëse ke vështirësi për të gjetur numra, sepse disa që kanë bërë arithmetikë këtu në parti më kanë thënë që nuk duhet ta kalosh njëqindën, atëhere merrja PD-së.
Doktorit ka kohë që nuk i intereson ndërsa Luli përshesh po ha, sepse i kam thënë që do t’i jap nja 5-6 ministri, ndaj nuk ka pretendime, mjaft mos jetë poshtë LSI-së.
Po ashtu Ilir Metën shumë mirë bëre që e le aty ku ishte. Nuk duhet t’i krehim bishtin.
Amanet Bamir Topin dhe Gjergj Bojaxhiun. Mos i ler pa një deputet. Pastaj rregullohemi me ata , se rob të urtë janë.
Më mbeti hatri që i kishe dhënë Ben Blushit 3 deputetë. Atë e dua me zero. Nëse për këtë ju duhet ndonjë gjë italianëve, në mënyrë që sondazhi të jetë sa më afër parashikimeve të mia, më thuaj.
Kur të fitojmë, kam një bunker tjetër për ty./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*