Kodheli shkon në Bajram Curri dhe ndan burrat nga gratë

Mimi Kodheli është e para e listës së PS për qarkun e Kukësit. Mes një vendi me tradita patriarkale, Rama e ka parë të arsyeshme, se vetëm Mimi mund t’ia dalë. Gruaja që drejton burrat e ushtrisë, shumë lehtë mund të drejtojë edhe burrat e Bajram Currit, Hasit dhe Kukësit. Dhe e ka nisur me këmbë të mbarë. Si fillim i ka ndarë nga gratë dhe i ka bërë të ndjejnë peshën e fjalës burrë.

“Me gratë dhe vajzat në #BajramCurri, dhe më pas bashkë me djemtë festë te #PS-ja në mes të qytetit. Më besoni, nuk ndodh përditë këtu!, shkruan Kodheli në Facebook. Të jesh e sigurt që të besojmë. Edhe ti na beso kur të themi se nuk e kuptojmë si ia dole mbanë. Realisht duhet t’i kishe bashkuar dhe jo t’i ndaje. /dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*