LSI i përgjigjet ashpër Ramës: Kloun i mashtrimit, i ke mbyllur raportet me ne

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se LSI ka bllokuar lejet e hipotekave. Sipas nënkryetarit të LSI, 80% e hipotekave janë në varësi të Ramës dhe ftoi qytetarët e Vorës që t’i drejtohen nesër hipotekës së Tiranës. Luan Rama e quajti kryeministrinkryetarin gjunjëkëputur të rilindjes’ dhe deklaroi se fjalimet e tij janë demagogjike.

“Edi Rama na del se ka ndihmuar kryetarin e Bashkisë së Vorës dhe kjo tregon se ai ka bërë pazar. Kryetari gjunjëkëputur i rilidjes po bën mashtrim dhe demagogji.  Po na del se rilindja paska bërë për këtë popull. Ka të drejtë kur thotë se nuk e lejuam ta bënte reformën siç donte Rama, pasi synonte që ta kapte atë. Reforma në drejtësi u miratua me konsensus falë vendosmërisë së LSI dhe Ilir Metës. Edi Rama të mos marrë qytetarët për budallenj. Më 25 qershor qytetarët do ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit dhe është dita e vettingut politik për atë që mbushi parlamentin me kriminele dhe që u dha pushtet banditëve”, tha Luan Rama.

Luan Rama u shpreh se kryeministri e ka problemin në raportet me Rilindjen, pasi raportet me LSI i ka mbyllur përfundimisht.

“Ka një problem shumë të madh kreu i Rilindjes, problemin e raporteve me Rilindjen, sepse raportet me LSI i ka mbyllur përfundimisht. Qytetarët do ndëshkojnë këtë kloun të mashtrimit dhe të hipokrizisë. Po përdor një tufë banditësh për të manipuluar votat. Ashtu siç bëri deklaratën ndaj policisë. Nuk ka shqiptarë të kuptojë se cfare do të thotë fjala të marrësh dhe çfarë kuptimi do të thotë kur fton policet të mbledhin vota”, tha Luan Rama.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*