Shqiptarët peticion në FB: Duam të vërtetën për miellin e bukës që hamë!

Në një intervistë të publikuar në dritare.net, ish ministri i bujqësisë Ahmet Osja, denoncoi miellin që konsumojmë, duke thënë se ne marrim rrezatime nga buka që hamë. Dhe kjo është një prej shkaqeve kryesore të sëmundjes së kancerit.
“Ne na vjen 1,123,000 kuintalë miell nga Ukraina, ku ka ndodhur Katastrofa e Çernobilit. Ne e marrim miellin me gjysmë çmimi. Prandaj buka jonë është kaq e lirë, mielli është i ruajtur në magazina e nuk e ka marrë askush. Ne që kemi nevojë e blejmë atë që vjen nëpërmes Beogradit. Nëse nuk do ta marrim nga Beogradi, atëherë buka që ne blejmë do të jetë 260 lekë të reja dhe jo sa e blejmë ne në furrat e bukës. Rrezatimi që marrim ne nga konsumi i këtij mielli, është një prej shkaktarëve të sëmundjes së kancerit,” tha profesor Osja për dritare.net.
Lexo intervistën e plotë:

Ish-ministri i Bujqësisë: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi

Nisur nga kjo deklaratë, tre prej institucioneve kryesore të ushqimit i është dërguar një peticion, ku kërkohet të zbardhet e vërteta lidhur me origjinën dhe cilësinë e miellit që arrin në tryezat tona çdo ditë.
“Nëse deklarimet e profesorit janë të vërteta, kemi të bëjmë me VRASJE MASIVE!! Këtë miell e konsumojmë të gjithë pa përjashtim, vritemi çdo ditë ngadalë, të gjithë pa përjashtim!
Jemi të ekspozuar kudo! Ky miell vrasës është në çdo pastiçeri, në çdo shkollë, kopësht e çerdhe ku hanë fëmijët tanë, në çdo restorant e fast food!
Duam të vërtetën lidhur me miellin që konsumojmë çdo ditë! Duam llogaridhënie! Duam që të ndalojë një herë e përgjithmonë kjo masakër shumë vjeçare!” shkruhet në letrën drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Më shumë se 230 njerëz kanë firmosur peticionin, duke thënë se duhet të merren masa të menjëhershme, pasi bëhet fjalë për jetën e gjithsecilit, mbi të gjitha të fëmijëve. /dritare.net
Për të firmosur peticionin klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.change.org/p/peticion-cfar%C3%AB-mielli-konsumojm%C3%AB-duam-t%C3%AB-v%C3%ABrtet%C3%ABn-duam-informacion-t%C3%AB-sakt%C3%AB-dhe-llogaridh%C3%ABnie?recruiter=408080179&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=autopublish&utm_content=nafta_share_post_title_en_2%3Areal_control

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*