Aksident tragjik, vdes i mituri në Marikaj

Ilustruese

Një i mitur ka humbur jetën sot në Tiranë, pas një aksidenti tragjik. Informacionet paraprake nga Policia thonë  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj. Automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*