Basha: Është puna të ndezim motorrin e ekonomisë, jo t’i japim dikujt timonin

Lulzim Basha i ka sqaruar qytetyarët e Delvinës sot gjatë ecjes dhe takimeve atje me banorë, për planin e tij ekonomik. Basha u tha banorëve që synimi është të ndezim motorrin e ekonomisë që të funksionojë për të gjithë, jo ti japim dikujt timon që e do për vete.
Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e çmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, çka do të rrisë konsumin, prodhimin.

“I gjithë plani ekonomik i është me masa të kombinuara dhe funksionon si i tërë, çka do të sjellë rritje dhe mirëqënie për qytetarët. Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim, tha Basha, është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Europë, në Amerikë”.
Basha u bëri thirrje qytetarëve që janë ende të pavendosur, të bëjnë dallimin mes atij që do timonin e pushtetin për veten e tij, dhe atij që ka prioritet qytetarët, interesat e tyre.
“Paratë nuk do të shkojnë për palma, pllaka, fasada, paratë do shkojnë për rritje pensionesh, për sigurimin e shkollimit dinjitoz për fëmijët shqiptarë.Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës”, u tha Basha banorëve të Delvinës.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*