Basha nga Saranda: Do heqim TVSH për turizmin, më shumë të huaj do të rrisnin ekonominë

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë ecjes dhe takimeve me qytetarët në Sarandë,  i sqaroi për programin ekonomik të PD. Në një prej kafeneve, Basha takoi disa pensionistë me bindje të ndryshme politike, midis tyre edhe Vangjelin që ka votuar më parë socialistët. “Mos e harxhoni kohën kot. Por shpjegoja Vangjelit se plani jonë funksionon për të gjithë, edhe për socialistët. Këto zgjedhje nuk bëhen për stoicizëm por për xhepin e gjithë qytetarëve”, tha Basha.
Kryedemokrati u tha taksistëve të qytetit se paketat turistike për të huajt nuk do të kenë taksën 20% të TVSH-së dhe kjo do të sjellë më shumë turistë në Sarandë dhe Shqipëri. Po ashtu, Basha i njohu me planin për heqjen e taksës së naftës, 240 lekë për litër, që do të ndikojë menjëherë në uljen e cmimit.

Bizneseve të vogla në qytet Basha u tha se plani i tij ka vetëm 1 taksë, 1.5% të xhiros dhe nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë ndërsa tatimorët nuk do guxojnë të shkelin në bizneset e tyre. Ulja e taksave do ndihmojë ekonominë dhe do rrrisë xhiron e tyre përmes konsumit.

Basha u takua edhe me një grup peshkatarësh të qytetit të cilët u shprehën se ndodhen në prag të falimentit dhe çdo furnizim e marrin në Korfuz për çmime më të ulëta. Ai tha se plani ekonomik i tij përmban 100 milionë euro subvencion mes të cilave edhe për peshkatarët.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*