Besnik Mustafaj: Fushatë pa alternativë, Rama si Mao Ce Duni dhe Fidel Kastro

Besnik Mustafaj ka komentuar fushatën që po zhvillohet për zgjedhjet e 25 qershorit. Mustafaj ka thënë për ‘Deutsche Welle’ se kjo është një fushatë pa alternativë të vërtetë.

“Padyshim kjo është fushata më e qetë. Këtë e ka sjellë marrëveshja Rama-Basha, një marrëveshje ende e paqartë. Do kisha dashur që kjo marrëveshja të kishte sjellë më shumë përqendrim tek programet. Këtë e shohim tek Basha, por nuk e shohim tek Rama. Ai nuk po bën asnjë premtim konkret. Ai nuk tregon se si do bëjë shtet. Ai përdor termin timon, që nuk ekziston përveçse te Mao Ce Duni dhe Fidel Kastro. Marrëveshja Rama-Basha ka prodhuar një efekt negativ në uljen e kriticizmit nga ana e opozitës. Kjo fushatë nuk po prodhon asnjë alternativë të vërtetë,” tha Mustafaj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*