Djali i tij me shampanjë 1 mijë dollarëshe në hotele luksoze, reagon deputeti i PS

Një ditë më parë në media qarkulluan foto të djalit të deputetit të PS, Pjerin Ndreu, Alvin Ndreu në një hotel luksoz nën shoqërinë e një vajze. Një denoncues shkruante se i biri i deputetit  “flen në hotele 400 $ nata, pi shampanjë 1000 $”. Deputeti socialist ka sqaruar se djali i tij nuk ka lidhje me këtë jetë luksi, por ka qenë i ftuar në fejesën e një mikut të tij.

Reagimi Pjerin Ndreut

Maskarenjte nuk te lene rehat. Nje pjese e medias shkrihet me ta. Djali rritet, ka nje te dashur, keta ja bejne prostirute. Ka dhe nje shok qe eshte i pasur fatmiresisht qe e fton ne nje feste. Pasurine e tij ta ngjeshin ty. Pastaj cmime dhomash e shampanje qe burojne nga fantazia e zemerzinjeve jane ushqim per llumin mediatik qe me nje sms banale bejne lajm. Nuk eshte hera e pare qe tentojne.

Femijet e mi dhe familja ime nuk njohin asnje shthurje e jete luksoze. Pasuria jone eshte modeste dhe lehtesisht e verifikueshme. Me vjen keq per gjithe lukunine e maskarenjeve bashke me median e zeze qe nuk i ndihmoj dot. Kan prekur ne armen me te forte qe kam, familjen, qe eshte shembulli i korrekteses dhe i sjelljes shoqerore e publike per te cilet jam krenar. Nuk me ndal dot askush ne rrugen time qe e kam gatuar me me te mirin moral te mundeshem bashke me familjen time te mrekullueshme ! Kam kenaqesine ti le te notojne ne llumin e shpifjeve dhe trillimeve te gjithe ata qe jetojne me kete ushqim. Shihemi me daten 26 ne mengjes….!

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*