E priste me thikë, gruaja shtyp me makinë ish bashkëshortin shqiptar

Një italiane ka shtypur me makinë ish bashkëshortin e vet shqiptar. 44 vjeçari Agron Beshmata kishte shkuar në vendin e saj të punës në qendër të Villogo, provincë e Bergamos dhe po e priste te parkingu me një thikë në dorë. Tentativa e tij për ta frikësuar ka përfunduar në tragjedi. Në përpjekje për t’u larguar nga agresori, gruaja e ka përplasur aksidentalisht me makinë. Ai ndërroi jetë pak më vonë nga plagët që kishte marrë.

Mësohet se shqiptari e ndiqte prej kohësh ish ­gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në Polici. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku. Çifti kanë edhe një djalë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*