Erdogan flet për zgjedhjet në Shqipëri: I uroj fat mikut tim të dashur

Në intervistën Top Channel, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur edhe për zgjedhjet në Shqipëri, ku e ka uruar në mes të fushatës elektorale.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan.

Presidenti turk  shprehet se nga pikëpamja ekonomike, investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro.

“Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, thekson Erdogan.

Ai ndalet edhe tek rreziku i organizatave me mbështetjen e Fejtullah Gylen në Shqipëri. “Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, shton Erdogan.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*