Katerina me dekolte të hapur, Lupçe bëhet xheloz

Lupçe dhe Katerina kanë treguar brenda shtëpisë se ata janë liberalë dhe mund t’i tolerojnë dhe falin njëri-tjetrit çdo gjë. Por ka diçka që Lupçe mesa duket nuk e duron dot tek Katerina, dekoltenë e hapur. Ndërsa ai ndodhet në oborr bashkë me Danjelin, aty vjen edhe Katerina e veshur me një bluzë me dekolte të hapur dhe me këmishë me kuadrata. “Ke nxjerr gjoksin në pah, ëëë. Ti e di sa inat e kam unë”, i thotë Lupçe Katerinës, ndërsa Danjeli mundohet ta justifikojë Katerinën duke thënë se është kanatjere ajo që ka veshur, por Lupçe këmbëngul në të tijën “E kam shumë inat”.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*