Kosta shpërthen kundër Ramës: Ka abuzuar me pasurinë kombëtare, 10 nivele poshtë Saliut

Deputeti i PS Vladimir Kosta, i cili nuk është pjesë e listave për zgjedhjet e 25 Qershorit, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Rama. Teksa komenton një shkrim të Spartak Ngjelës, ai thotë se “Rama është 10 nivele më poshtë se ai pararendës Sali Berisha”. Kosta shkruan më tej në Facebook, se kryeministri ka abuzuar me pasurinë kombëtare dhe duhet të hetohet e jo të votohet si kryeministër sërish.

Statusi i plotë

Avokat Ngjela, Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu. MË E KEQJA E SHQIPËRISË !

 

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën, unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.
Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare, për mua t’i kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër!
Ky kryeministër ia hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe t’i i ke dalë në mbrojtje deri më sot!
Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju s’keni rreshtur duke e akuzuar.
Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë OPOZITËN .
Edhe diçka, nëse e ke parë filmin “War dogs” Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*