LSI kërkoi shkarkimin e menjëhershëm, ja si i përgjigjet Çako!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako iu është përgjigjur sot akuzave të LSI­. Nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama, dje në një konferencë urgjente me mediat, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Haki Çakos nga detyra pas denoncimit të disa rasteve të dhunimit të eksponentëve të LSI.

“Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem, jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar, për sa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmëri maksimale jam duke ndjekur të gjihë procesin zgjedhor. Policia sot është një nga institucionet e besueshmërisë më të lartë të këtij procesi që monitorohet nga qendra në bazë, nga të gjithë aktorët”, u shpreh drejtori i Policise se Shtetit.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*