PDIU kërkon uratën në varrezat e Vlorës

PDIU po bën një fushatë të çuditshme. Ajo kërkon vota kudo, madje edhe në varreza. Pas zhvillimit të një takimi elektoral me kandidatët e Vlorës, në Facebook kanë shpërndarë njoftimin: “Gjatë takimit të sotëm në Babicë gjetëm ngrohtësinë dhe patriotizmin që pulsonte nga çdo i ri dhe i moshuar që gjendej i pranishëm, morëm “uratën” e nanave tona me përgjegjësinë dhe vetdijshmërinë që përfaqësimi ynë është dhe duhet të jetë i denjë për cilindo shqiptar që e do këtë atdhe”.

Koha e nxehtë apo prania e plazhit i ka bërë të ndjejnë kaq ngrohtësi, pasi e vërtetë shkon përtej tyre. Në Babicë janë varrezat e Vlorës dhe ngrohtësia dhe uratat e nënave që ka marrë PDIU, nuk hyjnë në punë për votime./dritare.net

 

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*