Pensionisti përmetar: Ku do i gjesh paratë për pensionet tona? Ja si i përgjigjet Basha!

Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me ecje dhe takime në 8 të mëngjesit në Përmet, duke përshëndetur e bashkëbiseduar me qytetarë. Dy të moshuar i thanë z.Basha që e pëlqejnë projektin e tij për rritjen e pensioneve, por e pyeten se ku do t’i gjejë paratë.
Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada.
Basha u tha se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, që do të ndezin motorrin e ekonomisë dhe do ta vënë vendin në punë.
Më tej kreu i PD, ka shpjeguar se proioritet janë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre, dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*