Rrëzohet nga 10 metra lartësi, 33 vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Një 33 vjeçar shqiptar ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në vendin e punës dhe ka shpëtuar për mrekulli, por ndodhet në gjendjë të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni kur humbi ekuilibrin dhe ra. Aksidenti në punë ndodhi këtë mëngjes në Via Nazionale Piemonte. Mediat italiane thonë se shqiptari quhet Edmond Ndou dhe u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas. Mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*