Seks online me zinxhirë e lodra seksi, gjykata merr vendimin për tutoren dhe vajzat

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 6 vajzat që u arrestuan pak ditë më parë, pasi ushtronin seks online me klientë përmes kompjuterit. Po ashtu, edhe tutorja e tyre, L. B., 34 vjeçe është liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë.

Sipas policisë L.B pasi mashtronte vajzat për punësim i detyronte ato për të kryer prostitucion me anë të kompjuterit me persona të cilët më parë duhet të paguanin për abonimin për të parë vajzat e zhveshura.

Shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 7 njësi kompjuteri – 7 ekrane kompjuteri – 7 kamera për komunikime video online Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*