Shorti i Evropa League/ Ja përballjet aspak të lehta për shqiptarët!

Shorti i “Europa League” për fazën e parë të kualifikueseve për ekipet shqiptare mund të cilësohet i pranueshëm, por nëse do të hedhim një sy në të dytën, atëherë do t’ju duhet t’i bënin mirë llogaritë pasi i presin kundërshtarë aspak të lehtë.

Ekipi kazak i Kairat Almatit, i cili me gjasë do përballet me Skënderbeun, është edhe skuadra e “makthit” për ekipet shqiptare. Sezonin e kaluar “preh” e kazakëve ishte Teuta ndërsa tre vite më parë të njëjtin fat pati edhe Kukësi.

Para dy vitesh, Kairati arriti deri në “play off”-in e Ligës së Europës pasi eliminoi gjatë rrugës ekipe si Crvena Zvezda e Serbisë apo Aberdini i Skocisë. Në “play off” u eliminuan nga francezët e Bordosë prej rregullit të golit në fushë të huaj.

Turi i dytë kualifikues – LIGA E EUROPËS

Partizani (Shqipëri) / Botev Plovdiv (Bullgari) – Beitar Jeruzalem (Izrael) / Vasas (Hungari)
fds-470x204
Kairat Almati (Kazakistan) / Atlantas (Lituani) – Skënderbeu (Shqipëri) / Sant Hulia (Andorrë)
content/uploads/2017/06/fdsf-470×188-400×160.jpg” alt=”fdsf-470×188″ width=”400″ height=”160″ class=”alignnone size-medium wp-image-521414″ />
Norkoping (Suedi) / Prishtina (Kosovë) – Saint Xhonston (Skoci) / Trakai (Lituani)

Dacia Kishinjev (Moldavi) / Shkëndija e Tetovës (Maqedoni) – Konah’s Kuaj Nomads (Uells) / HJK Helsinki (Finlandë)gdfjks-470x176

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*