Video/ Ditmir Bushati: Shkodra që duam!

Ministri i Jashtëm dhe kryesuesi i listës së PS në Shkodër, Ditmir Bushati ka shpërndarë spotin elektoral, ku u drejton mesazhin shkodranëve, që të votojnë PS. Bushati po bën një nga fushatat më të bukura, në një terren të vështirë për socialistët. Por, ministri i Jashtëm i ka dhënë gjithë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.

Ndryshe nga Vlora, ku një tjetër ministër Damian Gjiknuri, ka një fushatë të padukshme, Shkodra e drejtuar nga Ditmir Bushati dhe Korça nga Niko Peleshi, janë duke u zhvilluar fushata fantastike.
Këtë e tregojnë edhe video mesazhet e tyre elektorale.

Dritare.net ka sjellë para disa ditësh spotin e Korçës, por mos e humbisni këtë të Shkodrës. Kjo është Shkodra që duam sipas një djali shkodran, ministrit  të Jashtëm të kabinetit Rama./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*