Video/ I futi lekë në xhep militantit, reagon kandidati i LSI: Ja pse e bëra!

Në media online ka qarkulluar një video, ku kandidati i LSI, Viktor Tushaj së bashku me Metën ka vizituar militantin e dhunuar, Gjovalin Gjini. Por në momentin që ka dalë nga shtëpia, Tushaj është kapur nga kamerat, duke i futur Gjinit një zarf në xhep.  Lidhur me këtë ngjarje, Tushaj ka reaguar me një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*