Video/ Shokon Xhelal Mziu: Do t’i prishim shtëpinë, atij që mban flamuj të PS ose LSI

Kreu i bashkisë së Kamëzës, Xhelal Mziut ka habitur gjithmonë me veprat dhe fjalët. Por, kjo fushatë e ka bërë që të lëshojë edhe deklarata më shokuese. Ai shfaqet në një ndër takimet elektorale të PD-së në Kamëz, ku është shprehur se do t’u prishë shtëpitë dhe tokat qytetarëve.

“Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive le ta heqë brenda ditës së sotme, pasi nesër do t’i prishim edhe shtëpinë edhe tokën”, tha Mziu.

Kjo deklaratë mund të quhet fare mirë si kërcënim, për ata që nuk votojnë PD.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*