Xhafaj i përgjigjet sulmeve të LSI: Policia nuk të bën forcë të parë

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ish­ kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ka deklaruar se procesi i zbatimi të kësaj reformë tashmë ka nisur.

“Reforma në drejtësi është një premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë që është duke u mbyllur. Është një nga premtimet dhe angazhimet e mbajtura. Ne jemi të vendosur për të vijuar në zbatimin e kësaj reforme. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita që do hapë rrugën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve”, tha Xhafaj.

Ai i ka kthyer përgjigje edhe sulmeve të LSI, pas rasteve të dhunës dhe incidenteve në fushatë.

“Policia nuk të bën forcë të parë dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor të ndëshkohen me ligj. Në rastet e dhunës, rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Prokurorët kanë përgjegjësinë e zbardhjes së shpejtë të ngjarjeve”, vijoi Xhafaj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*