Elisa Spiropali sqaron deklaratat e Erdoganit

 

Pas afrimit të fundit që kryeministri Edi Rama ka bërë me presidentin turk Erdogan, ka pasur pakënaqësi në rradhët e elektoratit të majtë, sidomos atyre ortodoksë. Kjo është ndjerë edhe në zonën e Kolonjës krahinë nga e cila kanë dalë shumë rilindas dhe ku është kandidate Elisa Spiropali. Në një nga takimet që ka pasur në zonë ajo është përballur me pyetjet e banorëve të zonës. Ja si i është përgjigjur ajo.

Të dashur ersekarë dhe ersekare,

Unë e di që ju jeni tronditur shumë nga deklaratat e miqësisë që ka bërë kryeministri ynë dhe ato që ka bërë Erdogani për të. Ju prisni një shpjegim sidomos nga unë e cila isha e para që pashë vazhdimësinë e gjakut që ka Skënderbeu me Edi Ramën. Ka qenë kjo linjë trashëgimie e cila po vërtetohet kohët e fundit, që më shtyu të bëj edhe cilësimet e mia. Kështu pra, një pjesë e fisit të Skëndrbeut të ri e ka prejardhjen nga Mati, andej nga ishte edhe Skënderbeu. Domethënë aty ku ndahet Mati me Mirditën, por studiuesite ngatërrojnë dhe vetë kryeministri Rama e ngatërron. Pra ata shkuan në Himarë dhe ndërruan mbiemrin që turku mos ti diktonte dhe të zhdukte pinjollët e prijësit të madh.

Nga ajo kohë, Skënderbeu i ri trashëgoi gjithë vetitë burrërore të Skënderbeut të parë siç janë besa e dhënë, mbajtja e fjalës, burrëria, trimëria dhe orientimi perëndimor. Ai e zhvilloj këtë në mënyrë krijuese duke aplikuar edhe koncesionet. Ne kemi mësuar se nuk është e rëndësishme të mbash premtimet por të tjerët ti hanë premtimet sa herë që i thua; se e rëndësishme nuk është mos të vjedhësh por të vjedhësh dhe mos ta marrin vesh, dhe kur e marrin vesh të besojnë se e ke bërë për të mirën e vendit.

Ju do të thoni që ç’janë këto deklarata dashurie me turqit. Epo duhet të mësoni që zhvillimi i ri është të hash bukën e turkut dhe bësh duvanë e kaurrit. Domethënë ne e kemi zhvilluar teorinë e Skënderbeut të parë i cili e merrte seriozisht luftën. Neve po përpiqemi që edhe helli të mos digjet por edhe mishi të piqet.

Unë sot jam këtu për t’iu vërtetuar se do të punojmë për Shqipërinë. Të duash atdheun tënd do të thotë që së pari të duash veten. Shëmbulli më i mirë jam unë. Prandaj iu ofroj siguri se pavarësisht nga ngritjet dhe zbritjet, pavarësisht se duket se për para e për pushtet jemi gati të shesim edhe nënë e babë, ju duhet të na besoni fjalën e dhënë. Ia u vërtetuam në këto katër vjet, do ta bëjmë edhe në ato katër që do të vijnë. /dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*