Fitorja e Ramës mbi analistët

Shënim

Nga Dritan Hila

Po ndahesha nga kafja me një shokun tim të fakultetit kur u afrua një pensionist. Njihu-më tha miku im-ky është Skënderi, dikur simpatizant i joti por tani nuk të ka më qejf.
Ishte një burrë diku tek të 70-at, me një qese plastike ku kishte disa perime gjysëm të vyshkura nga ato që shitësit pasi nuk iu shitë për disa dite i lenë jashtë tezgave me gjysëm çmimi, për të vobektët. Përderisa banonte ne një pallat të kohës se komunizmit afër liceut, duhet të kishte qenë ish funksionar.
Ho mër, ça do thoni tani qe ia u dhiu të gjithëve ju, ai i gjati-mu drejtua pa me përshëndetur.
Ne një moment ngeca. Doja ti thoja që nëse kam folur ka qenë për shkak se pensionet nuk janë rritur, se ndaj atyre qe nuk paguajnë dot energjinë me pare duhet te ketë skema ndihme pastaj represioni, se mjekësia shqiptare është një torturë për pacientin dhe mjekun, se koncesionit rrisin monopolet dhe zvogëlojnë konkurencen që bie varfëri, se po te ishte për mua personalisht nuk më interesonte asnjëri nga palët, se votat e Ramës ishin të cave si puna e tij që nuk mendojnë dy herë edhe po ti çosh tek buka me shëllire dhe jo ndonjë plebishit popullor, se unë nuk isha në konkurencë me asnjë dhe puna ime është të gjej difektet e sistemit sot ashtu sikundër dje të Berishës. Por pastaj i thashë vetes: varja, bëji qejfin. Dhe ju drejtova: Jo, nuk kemi ça themi. He,he-mu kthye-keni hall se do ju tatojë rrogat me 23%, ëëë?
Jo tamam ashtu, ju përgjigja-por nejse. Dhe u ndava me shokun tim dhe ish simpatizantin tim. Isha i kënaqur qe i kisha bërë qejfin dhe i dhashë mundësine të tregonte një histori. Me siguri kur te shkojë në shtëpi, ndërsa e shoqja do të lajë dhe pastrojë perimet gjysëm të vyshkura në aneksin e kohës së Enverit, ai do ti tregojë sesi ia dhiu atij anal-istit që kushedi sa pare kishte marrë nga Berisha dhe Basha, dhe që shume shpejt ai i gjati kishin për t’iu treguar vendin. Pa u kujtuar se ilaçet që merr janë po ato të Profarmes se Enverit por me cilësi akoma më plehër dhe perimet po aq të vyshkura si ato te vitit ’89 kur do të ketë qene akoma një mesoburre në kulmin e fuqive dhe 28 vjet rresht i kishte marrë te i njëjti vend me të njëjtën cilësi./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*