Flet mjeku: Ruani fëmijët nga virozat e verës!

Nga Jonida Dama
Femijët në krahasim me të  rriturit shfaqin një rrezikshmëri më të lartë jo vetëm ndaj temperaturave, por edhe ndaj qëndrimit në diell. Për këtë arsye dritare.net  kontaktoi mjekun pediatër pranë Spitalit  Continental, Përparim Ruzin për të ndihmuar prindërit që jo vetëm të kujdesen, por edhe  të mbajnë nën kontroll shëndetin e fëmijëve, vetëm duke lexuar këshillat e një specialisti.

Dr. Përparim Ruzi (Pediatër)

Tani që sezoni veror është në pikun e tij, të shumtë janë ata prindër që zgjedhin pishinat apo plazhin për të pushuar, të shoqëruar nga fëmijët e tyre.
Por siç shprehet për dritare.net  pediatri, Përparim Ruzi është e rrezikshme që fëmija të dalë në diell pas orës 10-të, sepse temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell ndikon në ekuilibrin e organizmit të fëmijëve,  qoftë duke e dehidratuar apo duke sjellë pasoja të tjera negative.
Dritare.net-Cilat janë disa nga virozat që prekin fëmijët gjatë stinës së verës?
Fëmijët janë grupmoshat më delikate, ndaj prindërit duhet të kenë kujdes sidomos gjatë stinës së verës.  Gjatë verës ka mjaft viruse që rrezikojnë shëndetin e fëmijës, dhe shpesh herë ato shkaktojnë  sëmundje diarrike apo edhe infeksione të ndryshme. Fëmijët poshtë moshë 18 muajshe preken më shpesh  dhe japin diarre, diarreja mund të shoqërohet më të vjella, me  bark të ujshëm, ka raste me temperaturë apo edhe pa temperaturë.
Prap si sëmundje diarreja është një sëmundje që kalon vetë, është e lehtë. Për tre ditë mund të ikë, por ka dhe raste që  mund të duhen 10 ditë. Ka edhe diarre që vijnë nga infeksionet jashtë zorrës. Të tilla janë infeksionet e rrugëve të sipërmee të frymëmarrjes. Diarreja shkaktohet nga tymi, viruset dhe nga bakteret.
Sa më të vegjël të jenë fëmijët aq më shumë preken nga infeksionet. Infeksionet janë të ndryshme, ka edhe infeksione jashtë zorrës,  infeksione të rrugëve të sipërme insperatore, infeksionet e veshit, infeksione urinare, apo edhe infeksioni të trurit (menengjiti) që ndodh në rastet më të rralla.  Por shpesh herë diarreja, është simptoma e parë që tregon  dehidratimin e trupit,  që shprehet  te  fëmijët me etje.  
Ne e dimë që organizmi i njeriut është në ekulibër në mes të marrjes së ujit dhe sekretimit të tij. Kur prishet ky ekuilibër, ndodh dehidratimi. Por çfarë ndodh me fëmijët? 
Në momentin që prishet ekuilibri, fëmijët shenjën e parë të dehidratimit  kanë etje për ujë.  Kjo shkakton mjaft probleme dhe fëmijëve i duhet një kohë e gjatë që ta marrin veten.
Dritare.net-Tani që sezoni veror ka filluar, si duhet të kujdesen prindërit për fëmijët në plazh apo pishina?
E para, mirë do ishte  ta nxjerrin fëmijën para orës 10-të. Pastaj pas orës 10-të nuk është e këshillueshme. Sepse të rrish tri orë në çadër është e barabartë me një orë në diell. Duhet të kenë shumë kujdes me ushqimet, që nga uji i pishëm, sepse organizmi e merr vetë ujin qoftë nëpërmjet ujit qoftë nëpërmjet metabolizmit.  Duhet të kujdesen me kondicioneret sepse fëmija është më delikat ndaj ndryshimit të temperaturës, ndaj duhet kujdes më i madh.
Gjithashtu edhe me rrobat, prindërit duhet të kenë mjaft kujdes sepse nga rrobat e papastërta dhe me djersë, fëmijët mund të marrin mjaft infeksione.
Dritare.net-Ushqimet që duhen shmanguar?
Ushqimet e konservuara duhet të shmangen  padyshim, ndërsa pijet me gaz apo të skuqurat nuk janë të këshillueshme për fëmijët në çdo kohë. Edhe uji nuk është i detyrueshëm sidomos kur fëmija ushqehet me qumësht gjiri.(nën moshën 6-muajsh).Fëmijët duhet të përcaktojnë  janë  apo  jo alergjikë ndaj ushqimeve të ndryshme gjë që kuptohet edhe në moshë fare të vogël. Por kujdesi i prindërve duhet vazhdimisht.
Dritare.net-Cilat janë rastet më të shpeshta të infeksioneve gjatë stinës së verës?  Çfarë i sugjeroni prindërve?
Infeksionet më të shpeshta gjatë stinës së verës janë ato të rrugëve respiratore, apo edhe ato në lëkurë që shfaqen në formën e puçrave të vapës. Gjatë periudhës së verës rastet më të shpeshta janë ata të bllokimit të hundëve, apo edhe puçrat e vapës, siç e përmendëm më lart.  
Prindërit duhet të kenë kujdes më të madhe me veshjen e fëmijëve, t’i ndërrojnë sa më shpesh. Por duke pasur parasysh edhe që duhet t’ia besojnë shëndetin e fëmijëve një stafi profesionist.
Spitali Continental është spitali më  modern në kryeqyet, por që ofron shërbime ekonomike sidomos për fëmijët. Prindërit do të kenë mundësi të bëjnë vizita falas një herë në muaj me pediatrin, 20 % ulje në analiza si eko barku, gjak komplet, urinë komplet apo edhe në feçe për parazitë. Nëpërmjet “Kartës Pediatrike”, që kushton vetëm 4,000 lekë  dhe që ka një vlefshmëri për një vit, prindërit do të kenë shërbim jo vetëm cilësor, por edhe me një kosto të ulët ./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*