Foto/ Melanisë i mbetet mendja te Brigitte, ja çfarë i shkruan pas largimit nga Parisi!

Jo vetëm presidenti Trump u mahnit nga Zonja e Parë e Francës, por edhe gruaja e tij duket se është larguar nga Parisi me përshtypjet më të mira për znj. Macrone. Zonja e parë e SHBA, Melania Trump i ka dërguar një mesazh falenderimi Brigitte Macron, ku i shkruan: “U kënaqa shumë duke shëtitur Parisin nga Sena. Faleminderit znj. Macron që ishe një mikpritëse kaq e hijshme.”

Donald  Trump dhe gruaja e tij zhvilluan një vizitë në Francë më 14 korrik, ku u mirëpritën nga presidenti Emmanuel Macron. Çiftet presidenciale darkuan në një restorant në Kullën Eiffel, ku nga fotot e shpërndara në medie, dukej se ia kaluan shumë mirë

Trump udhëtoi drejt Francës për të marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme të Ditës së Bastijës. Për të përkujtuar zbarkimin e trupave amerikane në tokën franceze gjatë Luftës së Parë Botërore, populli i Francës i ka shpallur Shtetet e Bashkuara si të ftuarit e nderit për këtë vit./dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*