2000 euro për një vend pune, arrestohet koordinatorja në Elbasan

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni të koduar “Koordinatorja” ku në pranga ka rënë shtetasja K.K 28-vjeҫ nga Elbasani.
Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*