Denoncimi/ Ja vendimi që është marrë për kompaninë e Mirela Topulli për mbetjet spitalore!

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” të keqadministrimit të mbetjeve spitalore dhe derdhjen e tyre në brigjet e lumit Erzen nga kompania e licencuar “Euroteam”, Ministri i Mjedisit firmos revokimin e licencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”.
“Nisur nga rëndësia dhe emergjenca që paraqet procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore, me qëllim mos ndërprerjen e procesit të trajtimit të mbetjeve spitalore, mbështetur në pikën 2 të Vendimit Nr. 482, datë 05.07.2017, të këshillit të Ministrave “Për pezullimin e përkohshëm të prokurimeve për vitin 2017”, kërkojmë miratim për lejimin e spitaleve, për zhvillimin e procedurës së prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”.
Në një komunikim të mëvonshëm (14 korrik 2017), Ministria e Mjedisit ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se “leja e subjektit në fjalë është në proces revokimi dhe pritet që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve të përfundojë praktikën e dokumentacionit, që më pas ministri të firmosë urdhrin e revokimit”.
Por sot, më datë 17.07.2017, Ministri i Mjedisit ka firmosur Urdhrin për revokimin e licencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”.
Ndërkohë, Kryeministria, duke marrë parasysh kërkesën e paraqitur më herët nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar lejimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit, me objekt “Për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”
Nga ana tjetër në një intervistë për dritare.net administratorja e kompanisë mohonte të kishte shkelur ligjin në lidhje me këto mbetje.
“-Kjo është një gjë sigurisht shumë e rëndë. Të flasësh për ndotjen e mjedisit, në fillim duhet të bësh disa analiza, për të vërtetuar këtë ndotje. Pra unë jam shumë dakord që të flitet për ndotje, por që duhet të flasë një specialist. I vetmi gabim që ne kemi bërë deri në këtë moment që flasim është spostimi i mbetjeve nga fabrika jonë e djegur, tek ambienti i një kompanie bashkëpunëtore, por ne në asnjë moment nuk kemi lënë materiale në Erzen. Aty shihet një fragment, ku një kamion shkarkon mbetjet pranë lumit. Kjo, për shkak të një gabimi të shoferit të cilin nuk mund ta ndiqja fizikisht në lumë, por ju siguroi që nuk ka pasur asnjë material të “Euroteam” dhe për të sqaruar opinionin publik, ai material, i cili është spostuar përkohësisht, do të merret përsëri të rivlerësohet nga ne.” shprehej Topulli për dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*