Dështon emisioni i Luana Vjollcës, ja çfarë do të ndodhë me të!

Një emision i ri iu bashkua programacionit të Top Channel vetëm për një sezon dhe duket se nuk ka pasur shumë jetëgjatësi. Bëhet fjalë për emisionin me humor ‘Pa Limit’ që transmetohej të hënave në mbrëmje dhe moderatore ishte Luana Vjollca ndërkohë që aktorët ishin po të njëjtët e ‘Pa Limit’ kur ky i fundit ishte thjesht një rubrikë brenda emisionit ‘E Diell’.

Komentet nuk qenë shumë pozitive dhe ky emision nuk pati shumë jehonë siç në fakt pritej ndaj dhe burime për Blitz.al kanë konfirmuar se ky emision nuk do të transmetohet më sezonin e ardhshëm. Të njëjtat burime bëjnë me dije për Blitz.al se aktorët e ‘Pa Limit’ do të transferohen tek emisioni i humorit ‘Portokalli’ ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me moderatoren Luana Vjollca e cila praktikisht kishte vetëm këtë emision në Top Channel.

Kemi vënë re se sezoni që pritet të fillojë në shtator do të ketë shumë të reja dhe ndryshime në televizionet shqiptare ndaj dhe mbetet për tu parë se si do të jenë produktet finale që do të na shoqërojnë pas kësaj vere të nxehtë por shumë të vakët televizive./Blitz/

Image

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*