Monika Kryemadhi falënderon publikisht Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguan pas deklaratave të Edi Ramës të bëra në Berat se PD-ja dhe LSI-ja do të jenë në opozitë që nga muaji shtator. Rama u shpreh se ata ta bëjnë si të duan opozitën, pasi qeveria e ka mendjen tek administrata. Kryemadhi ka falënderuar kreun e qeverisë Edi Rama që sipas Kryemadhit ai e ka pranuar më në fund që do të ketë LSI në opozitë.
Në shkrimin e saj Kryemadhi shprehet se opozita që do të bëjë LSI nuk do të jetë opozitë fjalësh, as zhurme për zullumet e kryeministrit.
“Ne kemi nisur një proces të ҫmontimit të diktaturës së drogës dhe parave të krimit” –shkruan Kryemadhi./ dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*