Patozi shpall lëvizjen e re brenda PD: Gati të punojmë edhe me Bashën

Nga Korҫa ku ka vijuar takimet me simpatizantë të PD, Astrit Patozi ka shpallur për herë të parë “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.
Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të dretjë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha Patozi./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*