Psikiatria tregon për fëmijët që ranë pre e Balenës Blu: Prindërit më luteshin t’i shpëtoja

Për shumë kohë në mediet shqiptare u fol për lojën Balena Blu, ku shumë të rinj ranë pre e saj. Dritare.net ka treguar rastin e një adoleshenteje nga Gjirokastra e cila preu damarët. Në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, psikiatria e QSUT, Valbona Treska tregoi se shumë persona kanë shkuar te ajo për të kërkuar ndihme

Kam pasur raste të shumta, por kam dyshuar në vërtetësinë e një balene blu, por jo në vërtetësinë e asja që thoshin fëmijët. Ata kishin filluar të dëmtonin veten. Prindërit më luteshin që t’u shpëtoja jetën, por këta fëmijë nuk shkëputeshin dot. Unë mendoj që manipuloheshin nga persona të tjerë, të cilët duke parë lajmet në medie shpiknin faqe të tilla dhe jepnin instruksione sikur të ishin Balena Blu. Më e prekur ishte mosha 13- 15 vjeç, pasi kjo është një moshë që nuk përballon dot kufizimet”, tha Alikaj./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*