Qytetari i dorëzon dosjen me emërime të padrejta në punë Ramës

Gjatë takimit me qytetarët e Beratit kryeministri Rama ka marrë një dosje me një ‘listë të zezë’ të punësimeve të padrejta që një qytetar i ka dorëzuar atij.
“Atëherë, unë jam një qytetar këtu në Berat dhe jam shumë dakord me nismën tuaj për administratën. Unë për këtë gjë kam dhe një dosje me emrat e të gjithë atyre që janë punësuar në vende pa arsimin përkatës. Por që mos të zgjatem dosjen po ua dorëzoj juve që ta verifikoni vetë”, u shpreh qytetari./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*