Revoltohet gazetari: Unë nga Kosova paguaj 2000 lekë ҫadrën, vëllai nga Shqipëria 700 lekë

Ҫmimet gjatë sezonit të verës në bregdetet shqiptare janë të kripura dhe kjo gjë është bërë disa herë publike, por tanimë duket se çmimet janë të ndryshme edhe mes kosovarëve dhe shqiptarëve.
Një rast të tillë në plazhin e Drimadhës e ka hasur gazetari kosovar Arton Mulliqi, ku në një postim në rrjetet sociale denoncon fenomenin që kaq shumë po përhapet.
“Në të njëjtën hapsirë plazhi, unë paguaj 2,000 lek për çadër dhe shezllona vec pse jam nga Kosova, e vëllai nga Shqipëria 2 metra larg meje paguan 700 lek,” shkruan ai teksa i bashkangjit tekstit dhe foto të këtij skandali./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*