Vasili: Rama llafazan ambulant, mos vrisni kohën duke e dëgjuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati ku tha ““Me të shara me mallkime me ulërima ashtu duan ta bëjnë opozitën le ta bëjnë, ne s’kemi punë me ta, ata thjesht kanë marrë një detyre, ne kemi një detyrë tjetër, ne s’kemi marrë detyrë t’u përgjigjemi ulërimave të tyre.”

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili shkruarn se Rama është dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant dhe se qytetarët nuk duhet të vrasin kohën duke e dëgjuar.

“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni”- ka shkruan Vasili në ‘Facebook’./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*