Vetëvrasjet e të rinjve shqiptarë, flasin ekspertët: Si t’i mbajmë larg këtij akti

Një numër i madh vetëvrasjesh kanë tronditur shoqërinë shqiptare. Adoleshentë dhe të rinj kanë flijuar veten për arsye të ndryshme. Në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, flasim për vdekjet e verës, që këtë korrik kanë qenë të shumta. Sipas psikologes, Valbona Treska, të rinjtë japin disa shenja para se të vetëvriten.

“Japin një sërë sinjalesh para se të bëjnë vetëvrasje, por sa vëzhgues të mirë jemi ne për t’i kuptuar. Pjesa më e madhe merren me shaka, për të mos u thënë se shumica e familjeve jetojnë pa sy dhe pa veshë dhe nuk e dinë se çfarë ndodh me anëtarët e tjerë të familjes. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në familjet varfra. Edhe në familjet intelektuale ka probleme të forta sociale. Një problem tjetër është se një pjesë e madhe e njerëzve janë të pandjeshëm. Isha në Durrës në plazh. Ra një çun në beton dhe e kapi elipepsia. Kur u përmend tha se po shkonte drejt asaj rruge për të vrarë veten.  Shumë pak njerëz u ofruan të ndihmonin. Jemi bërë shumë të ftohtë ”, tha Valbona Treska.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, adoleshentët duhet të mbahen nën vëzhgim, jo vetëm nga familja, por edhe nga shoqëria.

“Adoleshentët duhen mbajtur nën vëzhgim, jo vetëm nga familja, por nga mësuesi e psikologu. Shkaku kryesor i vetëvrasjes mbetet përjashtimi, izolimi. Ti duhet ta kuptosh adoleshentin, nëse është i mbyllur, nuk flet, është indiferent. Këto shenja tregojnë që ai ka një problem dhe duhet të mbahet nën vëzhgim. Vetëvrasja është një vrimë e zezë ku modalitet gjenden kollaj. Disponueshmëria dhe mundësia e gjetjes së mjeteve ndikon në rritjen e numrit të vetëvrasjeve”, tha Tushi./dritare.net

 

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*