Unë vij në Shqipëri se jam Shqipe

E dashur Rudina, unë jam një pushuese nga Kosova dhe quhem Shqipe Miftari. Me paratë që i shpenzoi për pushime në Shqipëri mund të bëj pushime në Turqi, në Greqi, në Mal të Zi në Kroaci apo në Bullgari. Në Shqipëri vij së pari se është vendi që jam rritur duke mësuar, dëgjuar për të nga familja dhe librat që jemi një gjak, jemi shqiptar si dhe mos harrojmë vitin ‘98 kur vëllai im erdhi në kushte të jashtëzakonshme 3 herë si ushtar i UÇK-së në mënyrë që të armatoset për të na mbrojtur nga ushtria serbe. Gjithashtu mos harroj strehimin që populli shqiptar në bëri në vitin ‘99 edhe pse unë personalisht kam qëndruar gjatë gjithë kohës në Kosovë, po nuk harroj devotshmërinë që treguat për ne.
Unë vij në Shqipëri se kështu jam edukuar nga familja ime, une vij në Shqipëri se është në shijet e mija, unë vij në Shqipëri se është afër dhe shijoj bregdetin, galeritë, muzetë, shëtitjen, argëtimin për fëmijët e mi që Durrësi, qyteti i vjetër i ka të gjitha këto.
Mos lejoni kësi lloj tezash secili i ka arsyet e veta, por që çmimi, më beso sa i përket familjarëve të mi e farefisit nuk qëndron si fakt i përgjithshëm
Unë nuk lejoj t’ma prish as një kryetar komune as asnjeri nga ҫfarë kam ne zemrën time dhe bindjet e mia, ai qëndron një mandat, ndoshta dy , ndërsa bindja ime është e kahershme .
Politika këtë bën dinakëri, dredhi, shoë. Mos të harrojmë shqiptarët e 1912 ҫfarë bënë ata kur u bashkuan ?
Unë vij, në Shqipëri se jam Shqipe./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*