Berisha sqaron Selamin për dyshimet për manipulime

I dashur Eduard,
Më thanë se kishe dhënë një konferencë për shtyp ku shfaqje dyshime për parregullsi në votim.
Unë të mirkuptoj. Me thënë të drejtën ti duhet ta kesh të qartë që nga viti 1995 kur ike, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë në PD por edhe ca të tjera është e vështirë të ndryshojnë, sepse siç e thonë edhe të vjetrit: “Vesi del me shpirtin”.
Kështu përshembull ti duhet ta kesh vënë re që fletët e votimit këtë rradhë janë pa numër serie, dhe ky është një hap i madh përpara.
Po ashtu e ke vënë re se pavarësisht se Basha ka gjithë dashamirësinë time, Patozi, Jozi, Besniku madje edhe Majlinda kanë dalë kundra, dhe për këtë nuk iu ka hyrë ferrë në këmbë. Të ndodhte ca vite më parë ti e di si përfundonin. Do kishin thyer hundët nëpër pllakat e nevojtoreve.
Edhe fakti që ti ke bërë fushatë madje me makinë të paguar nga PD-ja është një tregues emancipimi. Në kohëra të tjera… nejse, e di vetë ti.
Por rruga e demokracisë ka edhe vështirësi që fillojnë nga më banalet. Përshembull sa herë shkoj tek PD-ja, roja merr qëndrim gatitu dhe më përshëndet me fjalën shef. Por kjo është më e pakta. Kur thirra Jeminin dhe i thashë që duhet të drejtonte procesin e votimit i cili duhet të ishte i ndershëm, ai nuk dilte nga zyra dhe priste ndonjë shenjë. Pasi i thashë katër herë “Largohu Jemin”, i doli një zë i holluar nga habia dhe më tha: “Po asnjë kuti për be mos ta rregullojmë”. “Jo Jemin-i thashë-ne jemi parti e lirisë dhe e rregullave”. “E kuptova-u përgjigj dhe morri të largohej”. Unë e kuptova që ishte e njëjta mënyrë që kishte kuptuar në të shkuarën dhe e thirra mbrapsht dhe ja ngula në kokë që nuk dua lojëra. Ishalla më ka kuptuar dhe nuk e ka marrë si mesazh të fshehtë.
Edhe për vete e bëra prapë të qartë që nuk kthehem më, por për këtë nuk kanë faj demokratët që nuk ju besohet. Nuk ju besohet as socialistëve. Nuk e dinë që jam 73 vjeç dhe dua pak pushim. Kujtojnë se jam bërë kukudh dhe do ju marr shpirtin edhe 25 vjet të tjera.
I dashur Eduard,
Dua të siguroj edhe një herë që procesi nuk do të ketë manipulime. Por nëse demokratët kanë zakonet e shqiptarëve dhe votojnë shefin, ky nuk është faji i tyre por i psiqikës tonë kombëtare. Imagjino që po të kthehem unë, më votojnë prapë mua, madje kam një parandjenjë që po të kthehet Enver Hoxha, fiton me 84 deputetë. Kështuqë i dashur, sido që të shkojë puna, merre me sportivitet.sb/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*