Thellohet konflikti/ Ministrja e PD kallëzon penalisht Plarent Ndrecën

Vazhdon përplasja mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Karabina e ka kallëzuar penalisht, pasi sipas saj, Ndreca nënshkroi një kontratë në kundërshtim me ligjin, në emër të Ministrisë së Arsimit.

“Kallëzimi është bërë për shkak se z. Ndreca në kundërshtim me aktet ligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një kontratë me operatorin ekonomik “Albdesign PSP”, sh.p.k., me objekt: Loti I: “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit 8’600’937 (Tetë milion e gjashtëqind mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH

Përdorimi abuziv i titullit “Titullari i Autoritetit Kontraktor të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, jemi të bindur se përbën vepër penale.

Konsiderojmë se vazhdimi i ushtrimit të paligjshëm të funksioneve shtetërore nga ana e shtetasit Plarent Ndreca është shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*