Kush po i largon turistët e Velipojës

Lexova një shkrim të Dritare.net për plazhin e Velipojës. Është shumë e vërtetë që turistët kanë ikur sepse çmimet i kanë shtrenjtuar në krahasim me vitet e kaluara. Një çadër me dy shezllone në qendër shkon deri në 8€, ndërsa 500-600 metra më në lindje, shkon në 400-500 lekë. Duke qenë se kosovarët synojnë gjithmonë qendrën, është mbushur bregu plot me shezllone. Tregtarët e zonës kur i afrohet një i huaj ia rrisin çmimin.

Pastërtia lë për të dëshiruar. Nuk shikohen punonjës të bashkisë për të pastruar rërën. Vetëm pastruesit e pallateve Fishta shikohen duke pastruar me fshesa në mëngjes. Mendoj se Bashkia nuk është largpamëse për të të shfrytëzuar mirë dhe për të mbledhur të ardhurat nga shezllonet. Ajo largoi pushuesit nga Kosova duke rritur çmimet.

Një banesë për 15 ditë varion nga 35000- 45000 lekë.  Ndërsa këtyre të Kosovës iu marrin për 10 ditë të njëjtin çmim. Ka edhe nga ata që u marrin edhe 350-450€.

Të mos harrojmë se 50 km larg nga Shkodra është plazhi i Ulqinit, që na konkurron me çmimet, si në banesa edhe në ushqime. Për më tepër, që ushqimet kontrollohen më shumë se në vendin tonë.

Nafta është më e lirë në Mal të Zi. Shteti është shtet dhe ka rregulla. Ulqini është ndërtuar në kodër, buzë detit dhe mund te ecësh mbrëmjeve në shëtitore. Po ashtu, ka më shumë mundësi argëtimi nga baret dhe lokalet.

Një shqetësim i madh për pushuesit është edhe mungesa e pikave të vrojtimit. Deri tani janë vetëm dy të tilla, njëra në lindje, tjetra në perëndim në një largësi prej 5 km, të cilat as kulla nuk janë. Më tepër të ngjajnë me disa trarë të ngulur në breg të detit. Prandaj ka edhe mbytje në plazhet tona./Dritare.net

*Ky shkrim është dërguar nga një lexues në Dritare.net. Foto janë bërë në 2016

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*