Vapa e madhe avullon Fierzën, KESH: Prodhimi në minimum

Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE.
Të dhënat zyrtare të së mërkurës (2korrik) tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra, një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25m3/s.

Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe prurjet natyrale mbeten në minimum.

Reagimi i KESH

Në kushtet e domosdoshmërisë, për të mos cenuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik, me nivelin aktual të prurjeve në basenin e Fierzës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arrin të përmbushë plotësisht vetëm detyrimet në kuadër të kontratave prioritare që ka me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve ne rrjetin e transmetimit, si dhe furnizimin e energjisë se mjaftueshme për balancimin e sistemit) dhe te furnizoje OSHEE sh.a/ FSHU me jo me shume se 1600 MËh/dite energji elektrike për furnizimin e klientëve tariforë sipas marrëveshjes së dakord mes palëve.

Në përputhje me parashikimet dhe kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, pjesa tjetër e nevojave të klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit duhet të plotësohet nga tregu i parregulluar.

Furnizim në vend

Aktualisht furnizimi në vend po bëhet përmes importeve të siguruara një javë më parë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Vetëm për gushtin OSHEE bleu 434 mijë kËh energji me një vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Ky është muaji i dytë që furnizim i vendit me energji mbështetet tek importet dhe procedurat i përfundon OSHEE edhe pse pritej një përfshirje e KESH përmes kredisë të Bankës Botërore në nivelin 22.4 milionë euro por që nuk u finalizua me sukses./Monitor

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*