Falsikon adresën e FB gruas 10 vjet më të re dhe dërgon video porno, zbulohet identiteti i 59-vjeçares

Ju prisni të lexoni se protagonist i këtij lajmi është ndonjë djalë, e mbi të gjitha në moshë të re? Jo, gaboheni. Është pikërisht një 59-vjeçare, e identifikuar me emër dhe me mbiemër nga efektivët e Policisë, pikërisht seksioni për krimet kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e cila sipas burimeve, ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet social të një gruaje 10 vjet më të re se vetja dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

Burimet thanë se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen së cilës për momentin i jepen vetëm inicialet. A.Ç, 59 vjeçe, banuese në Tiranë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*