Ja ç’bëri Arbana Osmani para pushimeve!

Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht pushimet. Por, më parë ka bërë një pastrim trupi, me një muaj dietë vegane.

Ajo ka mbetur aq e kënaqur nga ushqimi i VeggiesTirana sa nuk ka lënë pa e ndarë në Instagram, kënaqësinë e shijes, ndërsa shkruan: Asgjë nuk të shijon më shumë se ushqimi vegan.

Dhe mund të themi që ka rezultuar me shumë sukses, pasi mamaja e Jonit, 2 vjeç, duket në formë të shkëlqyer.

Tani moderatorja është gati për të shijuar ditët e pushimit dhe mund t’ia lejojë vetes ca mëkate të ëmbla të gojës.Të paktën deri sa të vijë shtatori, kur nis sezoni i ri televiziv dhe rifillon dieta vegane. Arbana ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram, për sezonin e dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana është një prej shumë personazheve publikë, që kanë zgjedhur Veggies. Xhemi Shehu, Amarda Toska, Saimir Kodra, Olta Gixhari, Jonida Vokshi , Jonida Maliqi, janë vetëm disa nga vipat shqiptarë që ushqehen me produkte vegane. Si mundësia e artë për të pasur një jetë të shëndetshme dhe të duken në formë sa më të mirë./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*