Luftoni celulitin për vetëm një muaj: Ja çfarë duhet të bëni!

Celuliti është një nga problemet më të mëdha të përbashkëta për një numër të madh femrash. Ne sot do t’ju tregojmë një plan të plotë dhe disa këshilla për të zhdukur plotësisht celulitin për vetëm një muaj. Ja çfarë duhet të bëni:
Banjo me kripë deti;
Bëni një herë në javë banjo me kripë deti. Në vaskën tuaj shtoni 200-500 gramë kripë deti. Nëse dëshironi të përmirësoni efektin anti-celulit, përdorni më shumë kripë. Procedura duhet të zgjasë 15 deri në 20 minuta dhe nëse ndjeni irritim të lëkurës, qëndroni më pak. Mund ta shpëlani menjëherë trupin pasi të keni mbaruar ose të prisni edhe 30 minuta.
Përdorni skrub organik për pastrimin e trupit;
Përgatisni vetë në shtëpi scrub-in për pastrimin e trupit, në mënyrë të tillë që të jetë organikë dhe i shëndetshëm. Ju mjafton 1 filxhan me kripë deti dhe ¼ e një filxhani me vaj ulliri. Përdoreni përbërjen e përgatitur për të masazhuar me lëvizje rrethore nga poshtë-lart zonën me celulit. Këshillohet ta përdorni dy herë në javë pas dushit ose saunës.
Ushtroni aktivitet fizik 4-5 në javë; 
Mënyra më e mirë për të luftuar ashtu siç duhet celulitin është duke e kombinuar atë me aktivitetin fizik. Ndërkohë që ju jeni duke ndjekur këto këshilla, mos harroni të ushtroni aktivitet fizik të paktën 4-5 herë në javë.
Përdorni vajin e ullirit dhe vajin e peshkut;
Vaji i ullirit dhe vaji i peshkut janë të pasur me acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë trupin tuaj të rregullojë metabolizmin e lipideve, ndërsa hidratojnë lëkurën tuaj dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë e saj. Çdo mëngjes mund të merrni 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Sa i përket vajit të peshkut, mund ta merrni atë me kapsula.
Dietë e shëndetshme dhe sa më shumë ujë; 
Konsumoni sa më shumë proteina, më pak ushqime të procesuara e fast food-i dhe mbi të gjitha pini sa më shumë litra uji përgjatë një dite.
Konsumoni pije që rrisin fuqinë e metabolizmit; 
Specialistët e të ushqyerit ju këshillojnë që të përdorni sa më shumë që të jetë e mundur pijet që kanë si përbërës xhinxherin dhe limonin, pasi përveçse luftojnë celulitin, ato ndihmojnë edhe me eleminimin e toksinave dhe tretjen.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*