Aksident tragjik në Elbasan/ Humb jetën 11-vjeçarja, plagosen 2 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Për pasojë, një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeçare ka gjetur vdekjen. Burimet thonë se në automjet po udhëtonin katër vetë. Mjeti që drejtohej nga shtetasi A.H. 54 vjeç banues në Sarandë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar.

Gjithashtu, janë plagosur edhe A.Sh. dhe K.Sh. të afërm me viktimën. Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*