Flet vëllai i viktimës: Saiti ishte njeri, jo kafshë. Pse u lirua deputeti?

Të afërmit e Sait Sorrës e kanë mësuar nga mediet vdekjen e tij nga aksidentimi  i Aqif Rakipit. Vëllai e babai i viktimës thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen. Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, shprehet vëllai i viktimës. Nga ana tjetër, djali i tregtarit tregon se ende nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe lirimi i shkaktarit të aksidentit i duket e pabesueshme.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*