Horoskopi i datës 13 gusht 2017

Dashi

21.03-20.04

Është e mundur që do t’ju duhet të ndryshoni mënyrën se si punoni për t’i akomoduar gjërat në zyrë. Do t’ju duhet kohë të mësoheni me metodat e reja, kështu që duhet të tregoheni të durueshëm. Zakonisht jeni tipa që i përfundoni shpejt detyrat që i keni. Por në këtë rast do t’ju duhet të mësoni më shumë për emrat e të tjerëve dhe të zbuloni se cilat janë përgjegjësitë e tyre.

Demi

21.04-20.05

Ndryshimi i disa shprehive për shpenzime do t’ju ndihmojë të kurseni para. Gjithmonë keni shijuar lukse të vogla, por është esenciale t’i shkurtoni disa shpenzime. Fokusohuni më shumë në kursime sa më shumë që mundeni. Është mirë të keni stabilitet financiar që të veproni lirshëm në secilën fushë të jetës. Megjithëse do t’ju duhet të investoni në këtë llogari bankare, është mirë ta dini se ekziston.

Binjakët

21.05-20.06

Jeni duke bërë disa ndryshime shumë të rëndësishme në rolin tuaj. Në vend se të merreni me rehatinë e tjerëve, është më mirë të vendosni disa kufij. Kur dikush ju kërkon të bëni diçka që nuk është përgjegjësi e juaja, mos hezitoni ta refuzoni. Nëse duhet të bëni punë të ndryshme, duhet të vendosni rend. Fillimisht duhet të filloni me gjëra më emergjente, por nuk keni nevojë të kryeni tre apo katër punë për pak para.

Gaforrja

21.06-20.07

Një frikë e fëmijërisë mund t’jua rëndojë mendjen. Është koha të tejkaloni këtë frikë. Me udhëzimet e një miku mund të zgjidhni problemin tuaj. Është mirë të përfitoni nga rastet për të zgjeruar horizontet tuaja sepse do të ishte ndryshim i mirëseardhur. Është e nevojshme të vendosni kufi me disa njerëz që duket sikur janë të helmuar që prej momentit të parë.

Luani

21.07-20.08

Do të zbaviteni nëse ribashkoheni me disa miq që s’i keni parë prej kohësh. Do të kënaqeni duke u takuar me njerëz që s’i keni parë prej kohësh. Mos flisni për tema siç janë paratë dhe statusi martesor. Në vend të kësaj, është më mirë të flisni për hobet e të tjerëve. Tregoni interesim për atë që ju thonë të tjerët. Është mirë që të thyeni akullin.

Virgjëresha

21.08-20.09

Do të vendosni disa qëllime në karrierë. Është mirë të kryeni disa punë që ju japin liri që të merrni një vend të rëndësishëm pune. Bëni atë që është më e mira për ju. Nuk është mirë të projektoni të ardhmen në kohën kur ende nuk e dini se çfarë ju pret. E rëndësishme është të dëgjoni zemrën. Kjo nuk është diçka e lehtë sepse gjithmonë preferoni të veproni sipas logjikës.

Peshorja

21.09-20.10

Mendoni më shumë nëse dëshironi të ecni tutje me një çështje ligjore. Gjykatat ju kushtojnë shumë para, kohë dhe energji. Mund të preferoni që të hiqni dorë nga kjo ngjarje dhe të vazhdoni me jetën tuaj. Nganjëherë është mirë të zgjidhni një rrugë më të lehtë. Nëse jeni të përcaktuar që të kërkoni drejtësi, duhet të përgatiteni për një seri me sfida. Çështjet zyrtare gjithmonë marrin më shumë kohë.

Akrepi

21.10-20.11

Do të keni nevojë për dokumentacion që të rikrijoni një fond ose të ktheheni tek një artikull i shtrenjtë. Nëse e keni humbur dokumentet, është mirë të kërkoni përsëri një kredit kartë ose pasqyrë bankare. Kjo mund t’ju ndihmojë që të rikuperoni humbjet që keni pësuar. Nëse ndiheni sikur keni hasur në disa praktika të fshehta biznesi, është mirë të bëni një raport. Mos lejoni që dikush të përfitojë nga konsumatorët.

Shigjetari

21.11-20.12

Do të humbni kohë duke u marrë me rinegocimin e një kontrate. Mos u mposhtni edhe kur ndiheni të lodhur. Kjo do t’ju largojë nga paratë që ju takojnë me të drejtë. Është mirë t’i definoni mirë qëllimet tuaja para se të futeni në disa diskutime. Nëse përqendroheni në disa qëllime, do të arrini suksesin. Shumë shpesh, njerëzit ju bëjnë të dukeni sikur nuk jeni praktik. Por asgjë s’mund ta fshehë të vërtetën.

Bricjapi

21.12-20.01

Nëse po kërkoni punë, mund ta gjeni nëse kërkoni ndihmën e një ish-punëdhënësi. Do të jetë më e lehtë të përshtateni me punë kur e dini se çfarë pritet prej jush. Jeni të kënaqur me pozitën që keni aktualisht? Kushtoni më shumë kujdes shëndetit. Është mirë të vini vëmendje nëse ndjeni dhimbje. Do t’ju duhet pak kohë të kaloni këtë telashe, kështu që tregohuni të durueshëm.

Ujori

21.01-20.02

Është mundësi e mirë t’i riktheheni një projekti kreativ që e keni braktisur. Një bllokadë që ju kishte penguar atëherë, nuk ekziston më. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, keni kujdes se mos përfshiheni përsëri në një lidhje me një partner të dikurshëm. Kujtojeni se keni pasur arsye kur jeni ndarë herën e parë. Do të ndiheni më mirë nëse ia dhuroni zemrën një personi të ri. Do të jetë argëtuese të njiheni me të nga fillimi.

Peshqit

21.02-20.03

Mos ekspozoni nëpër rrjete sociale asgjë që nuk do t’ia tregonit nënës suaj. Ky është një rregull i mirë kur është fjala për postimin e fotografive e komenteve. Natyrisht që nuk keni dëshirë të tregoheni shumë të parashikueshëm. Për fat të mirë, jeni të zotët të bëni komente në gjuhën që kuptohet në mënyra të ndryshme. Sa më shumë që nuk u jepni material armiqve tuaj, aq më mirë do të ndiheni.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*