Protesta në SHBA kthehet në tragjedi, makina kalon mbi turmën me njerëz

Kaosi dhe dhuna u kthyen në tragjedi ditën e së shtunës në Charlottesville, ndërsa qindra nacionalistë të bardhë, neo-nazistë dhe anëtarë të klanit Ku Klux planifikuan atë që sipas tyre ishte protesta më e madhe e këtij lloji në dekada, për të marrë mbrapsht Amerikën.

Ende pa nisur tubimi, përleshjet shpërthyen mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe anti-protestuesve, që janë mbledhur gjithashtu në qytet. Sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur. Orë më vonë, 2 oficerë policie humbën gjithashtu jetën pasi helikopteri me të cilin po monitoronin protestën u përplas në periferi të qytetit. Guvernatori Terry McAuliffe që kishte shpallur gjendje emergjence tha në një konferencë mesazhin e tij për të gjithë ata që shkaktuan këtë situatë: “Shkoni në shtëpi. Nuk jeni të mirëpritur në këtë komunitet të madh.”

Një video e xhiruar në vendngjarje tregon një makinë të tipit Dodge Challenger të 2010-ës që kalon mespërmes turmës në një rrugë për këmbësorë dhe pastaj kthehet mbrapsht duke shtypur edhe më shumë njerëz. Një grua 32-vjeçare u vra, ndërsa është arrestuar edhe shoferi i automjetit, James Alex Field, 20-vjeç nga Ohiao dhe tre persona të tjerë që kanë qenë shkaktarë të dhunës. Të dhënat e Fields tregojnë se babai i tij është vrarë nga një shofer i dehur pak muaj para lindjes së djalit. Ai i kishte lënë një shumë parash të birit, që xhaxhai i mbajti derisa Field arriti moshën e pjekurisë. “Kur mbushi 18 kërkoi paratë dhe kjo ishte hera e fundit që kontaktova me të,” tregon xhaxhai. Field është rritur nga një nënë beqare paraplegjike. Xhaxhai e përshkruan nipin si ‘jo fort miqësor dhe të ndrydhur’. Burimi: The Washington Post

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*